Ndërron jetë në moshën 107-vjeçare, banori më i moshuar i Çairit

SHKUP – Ka ndërruar jetë në moshën 107-vjeçare Aga Ibush, i cili njihej si banori më i moshuar i komunës së Çairit dhe, me shumë gjasë, edhe i mbarë vendit.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Bujar Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur pikëllimin e tij të thellë për ndarjen nga jeta të këtij njeriu të veçantë, i cili jetoi më shumë se një shekull.

Osmani ka kujtuar me respekt vizitat dhe takimet e shumta që ka zhvilluar me të ndjerin përgjatë viteve, duke i cilësuar ato si momente të çmueshme reflektimi. (INA)

More From Author

Nga sfida me “zero” interes te Leo Messi, njihuni me ndeshjet e mbetura të fazës së 1/32-ave të Botërorit 2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *