Njihuni me katër talentët e spikatur të KF Kumanova, pjesë e Akademisë U14 të FFM-së (FOTO)

Katër talentët e spikatur të klubit KF Kumanova – Xhemal Alili, Ubejd Muadini, Anik Isufi dhe Orges Elezi – kanë marrë ftesën zyrtare për t’u bërë pjesë e Akademisë U14 të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (gjenerata 2012).

Ky sukses i madh vjen si rezultat i talentit të padiskutueshëm, punës intensive dhe përkushtimit maksimal të vetë lojtarëve në fushën e blertë. Një meritë të jashtëzakonshme në këtë rrugëtim sportiv ka klubi FC Kumanova dhe trajneri Ismet Zeqiri, të cilët përmes një mbështetjeje të palodhur profesionale dhe disipline të lartë, arritën të brumosim katër yjet e rinj që tashmë do të përfaqësojnë ngjyrat e vendit në arenën ndërkombëtare.

Përfaqësimi në ekipin shtetëror U14 është vetëm hapi i parë drejt një karriere të ndritur që i pret këta djem, duke ngritur peshë emrin e futbollit kumanovar.(INA)

More From Author

Flet Xhejlane Selimi, nëna e djaloshit nga Hasanbegu që u ther 7 herë me thikë

Nga sfida me “zero” interes te Leo Messi, njihuni me ndeshjet e mbetura të fazës së 1/32-ave të Botërorit 2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *